LPK-ja me komunikaten Nr.18 bëri falsifikimin e dytë publik, që kishte për qëllim përvetsimin e njësive ushtarake të Republikes së Kosovës

01.02.2019 11:08:10

Nga: Shefqet Jashari Strofci

Pararoja staliniste e LPK-së, e gëzuar përtej mase, se më në fund, pas përpjekjeve disavjeçare për t`i futur njerëzit e tyre në njësitë ushtarake të Republikës së Kosovës dhe pastaj me mjetet e ” marrjes së kalasë nga brenda ” t`i marrin frenjët e udhëheqjes së saj, lëshuan Komunikatën nr.18, më 14 shkurt të vitit 1996, me anën e së cilës njoftuan opinionin se përgjegjësinë për aksionin e 11 shkurtit e merr UÇK-ja, e cila drejtohet nga Shtabi Qëndror. 
Siç dëshmon Ismet Avdullahu, udhëheqja e LPK-ës nuk është konsultuar me të gjithë anëtarët e Grupit koordinues kur e kanë lëshuar Komunikatën nr.18, pasi që Zahir Pajaziti e paska pas thirrë me telefon Ismet Avdullahun për ta shprehur pakënaqësinë dhe revoltën që LPK-ja nuk e ka pyetur dhe as është konsultuar me të për emërtimin e ushtrisë, (të njësive guerile) dhe as për emërtimin e organit udhëheqës të saj. Siç dëshmon Ismet Avdullahu, Zahir Pajaziti- edhe pse nuk ishte i kënaqur me veprimet e LPK-së, ai nuk e prishi marrëveshjen për bashkëpunim duke shpresuar se do të tejkalohen mosmarrëveshjet.
Në takimin e Grupit koordinues që është mbajtur në Prishtinë pas shpalljes së Komunikatës nr.18, Zahir Pajaziti përpos që ka shprehur pakënaqësinë e tij me udhëheqjen e LPK-së në at takim, që nuk kanë pyetur askënd për asgjë në lidhje me Komunikatën nr. 18, por edhe paska pas kërkuar nga Këshilli koordinues i njësive guerile të Kosovës- i formuar në maj të vitit 1993 në Zvicër- dhe nga udhëheqësia e LPK-së për ta formuar së bashku një Grup koordinues në diasporë prej veprimtarëve të dëshmuar, të cilët shqiptarinë e kanë ideologji dhe parti, që nuk anojnë nga ngjyrat ideologjike dhe partiake, të cilët do të qeverisin me Fondin që do të krijohej në botën e jashtme për ta ndihmuar Ushtrinë e Republikës së Kosovës. Siç dëshmon Ismet Avdullahu, Udhëheqja e LPK-së ishte kundër propozimeve të Zahir Pajazitit, prandaj edhe kërkuan që (grupi koordinues) – SHQ i UÇK-së të dalë jashtë Kosovës, dikund në Evropën Perëndimore, pasi që ishin të sigurtë se Zahir Pajaziti me karakterin e një burri të fortë e të vendosur dhe me autoritetin e respektin që e kishte jo vetën në radhët e njësive guerile, por edhe tek përfaqësuesit e LPK-së që bënin pjesë në (Grupin koordinues) SHQ i UÇK-së, nuk do t’ia lejonte pararojes staliniste të LPK-së ta fusin hundën ku nuk e kanë vendin, prandaj edhe kërkuan që udhëheqja e UÇK-së, që ishte formuar pa dëshirën e tyre, të kalonte dikund në Evropën Perëndimore për të manipuluar më lehtë me të.
Zahir Pajaziti e kishte kundërshtuar me argumente kërkesën e LPK-së duke e arsyetuar se “lufta nuk mund të udhëhiqet nga jashtë”, se “në Kosovë duhet të vijnë për të luftuar nga jashtë e jo për të ikur nga ajo posa ta kryejnë një aksion” etj. Kur pararoja staliniste nuk arriti ta largonte nga Kosova Zahir Pajazitin, që ishte pengesa kryesore për realizimin e qëllimeve të tyre për ta marrë udhëheqjen e ushtrisë, atëherë vendosën që përfaqësuesve të tyre t’u caktojnë detyra udhëheqëse. Zahir Pajaziti i paska treguar më vonë në një takim Ismet Avdullahut se në një mbledhje të Grupit Koordinues, (SHQ të UÇK-së) kur bisedohej për përgjegjësitë që duhet t’i ndanim në mes nesh, N.N.8( Nait Hasani) paska pas thënë se “mua nga jashtë më kanë zgjedhur përgjegjës për mjete financiare”, ndërsa pas tij edhe “Mustafa” (Rexhep Selimi) paska thënë se edhe atë “nga jashtë e kanë zgjedhur përgjegjës për materiale ushtarake”. “U krijua një atmosferë jo serioze dhe qesharake”, i kishte pas thënë Zahiri Ismet Avdullahut. Zahir Pajaziti paska pas kundërshtuar në fillim një veprim të tillë të LPK-së dhe paska pas thënë se “ne këtu e bëjmë luftën e jo ata jashtë, prandaj ne duhet të vendosim për çdo gjë, pra edhe për përgjegjësitë e çdo sektori e jo ata nga jashtë”. Zahiri duke ditur nevojën e madhe që kishin për materiale ushtarake, e pranoi një vendim të tillë, edhe pse e dinte se kush i ka financat mund të manipulojë shumë me njerëz të dobët për interesa personale apo klanore. Kuptohet, pararoja staliniste duke ditur se nuk do të kenë sukses për ta marrë udhëheqjen e njësive në ato momente, i muarën për vete dy sektorët më të rëndësishëm, pa funksionimin e të cilëve as që mund të mendohet kurrfarë suksesi. Sa i përket komandimit, ai mbeti në kuadër të njësive regjionale, përpos kur ishte fjala për aksione të përbashkta në nivel të vendit, atëherë për to duhet të jepte pëlqimin komandant Zahir Pajaziti dhe t’i raportohet atij për kryerjen apo moskryerjen e tyne