LPM: Për çfarë “24 dhjetor” flet LSDM-ja?

24.12.2016 16:19:12

Lëvizja Popullore e Maqedonisë (LPM) shprehet e habitur nga qëndrimet e dyanëshme të LSDM-së, për ngjarjet e para katër viteve të 24 dhjetorit, kur deputetët e LSDM-së dhe gazetarët u nxorën me dhunë nga Kuvendi i Maqedonisë, që shumica parlamentare të miratojë buxhetin për vitin 2013.

Për LPM-në është e pakapshme se si LSDM-ja nga njëra anë gjykon me të drejtë “të hënën e zezë”, ndërsa nga ana tjetër shoqërohet me ata që shkelën deputetët dhe gazetarët në Kuvend.

“LPM ndjen keqardhje që kolegët e LSDM-së manifestojnë paaftësi të dukshme. Dhe prej këtu duam t’a rifreskojmë memorien se tani ulen me Liljana Popovska dhe anëtarët tjerët të partisë së saj dhe promovojnë vlera demokratike, a pikërisht Popovska ishte pjesëmarrëse në brutalitetin e atëhershëm mbi gazetarët e dhe deputetët”, theksojnë nga LPM-ja.

Ata gjithashtu i bënë një pyetje Marinela Tushevas, se si ndjehet kur e sheh Liljana Popovskan në shoqëri me anëtarët e LSDM-së.