U shënua 27 vjetori i degës së LDK-së në Mitrovicë

24.12.2016 15:48:57

Kryeministri Mustafa sot qëndroi në Mitrovicë, ku ishte i pranishëm në kremtimin e Përvjetorit të 27-të të themelimit të degës së LDK-së në këtë qytet.

Me këtë rast kryeministri Mustafa përkujtoi të gjithë ata që ishin meritorë për këtë ditë shumë të rëndësishme për vendin. Gjithashtu z. Mustafa njoftoi sturkturat e partisë dhe qytetarë të pranishëm për gjendjen aktuale në vend si dhe u zotua se do ta vazhdojë edhe më fuqishëm përkrahjen për qytetarët e Mitrovicës.

Në këtë takim të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, z.Safet Kamberi i cili përshëndeti punën e qeverisjes Mustafa.

LDK vazhdon fuqishëm mobilizimin e strukturave të saj në vend.