LSDM-ja fillon zbatimin e dygjuhësisë në Çair

10.10.2016 10:11:35

Në Çair të Shkupit u themelua shtabi i parë dygjuhësor nga LSDM-ja, në logo është e shkruar edhe shqip edhe maqedonisht. Prej tani organizimi komunal i dygjuhësisë, gjitha informacionet për aktivitetet dhe programin zgjedhor qytetarëve do tua ofrojë në të dy gjuhët.

Se idea e Zaevit për dygjuhësinë tani ka filluar të vendoset në praktikë tregon fakti që pllakatat janë vendosur edhe në gjuhën shqipe në shtabin komunal të LSDM-së në Koçani.

Lideri i LSDM-së paraprakisht kishte deklaruar programin për zbatimin e dygjuhësisë, ndërsa paralajmërimet për konferenca për shtyp tani më shumë se një muaj dërgohen edhe në gjuhën shqipe.

Sipas tij nuk është e përjashtuar mundësia që ai të garoj edhe në listën zgjedhore numër 6.