Nis mbledhja e Kryesisë, Lista Serbe s’merr pjesë

10.10.2016 10:14:04

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila është paralajmëruar të mbahet sot me kryetarët e Grupeve Parlamentare.

Në këtë mbledhje të Kryesisë nuk është duke marrë pjesë Lista Serbe, të cilët dje kanë njoftuar se kanë marrë vendim ta ngrijnë pjesëmarrjen e tyre nga Kuvend e Qeveri për shkak të Ligjit për Trepçën.