Lu: Sfidat e Shqipërisë janë reforma në drejtësi dhe zgjedhjet

25.01.2017 18:43:27

Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me studentë dhe pedagogë tek Fakulteti i Historisë. Në fjalën e mbajtur Lu theksoi se dy sfidat kryesore të Shqipërisë janë reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e përgjithshme të qershorit.

Duke folur për reformën në drejtësi në Shqipëri, Ambasadori Lu vuri në dukje se populli shqiptar e kërkon dhe e mbështet atë.

“Shtëpia e Bardhë e ka përkufizuar qëllimin e politikës së jashtme të presidentit si të qëndrueshme, për një botë më të paqtë, me më pak konflikte dhe më shumë interesa të përbashkëta”, tha Lu.

Gjithashtu ambasadori Lu ju përgjigj pyetjeve në lidhje me NATO-n, duke vënë në dukje se SHBA. do të inkurajonte më shumë kontribute nga të gjithë anëtarët e aleancës. Veç kësaj ai tha se shkatërrimi i ISIS është një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme, një qëllim të cilin ne e ndajmë me mbi gjashtëdhjetë vende të tjera të koalicionit kundër ISIS-it, duke përfshirë edhe Shqipërinë.