….”Lule e vetmuar…”!!!

21.07.2020 23:24:59

Nga: Pirro Minella

….Nuk kishe ti faj, ate nate kur ju xhveshe vetem atij, besoj sot e kupton qe ishte epshi yt, qe mori jete nga ai veshtrim teper depertues. Jo mos e lendo veten tende dhe as ate shkaktarin e asaj zjarmie me ato buzet e tij te vecanta brenda teje zgjoi zjarrin e fuqishem. Ishte vetem nje cast kur pervec rupit qe e kerkonte ate epsh e ndjeu dhe zemra e ngrate, u josh u dha u dorezua pa vullnet. E kupton fajin e ka epshi, qe fshehur, strukur brenda teje kishte zene pusi. Komplet ishte nje enderr qe e perjetove ate nate, nuk ishte gabimi yt vetem nje nate ai oazin e lumturise te fali kaq pak. Ndonjehere i duam qe te rrembehemi ne vorbullen e ketyre kujtimeve, befas permendemi dhe duam ti vrasim, po ato kujtime, here te vjen mire te kuvendosh me keto kujtime, here i urren se nuk ikin por perseri struken thelle ne shpirtin tend. Por ka edhe momente qe me ato kujtime qesh si e marre dhe here qan e lebetitur. Cudi kur ato humbin ne sirtatin e kujtimeve ashtu rremuje sic jane te hedhura atje, germon e cuditshme i kerkon edhe me thonj i cjerr ato faqe per te rimare ato kujtime te bukura, te hidhura, te ftohta dhe te nxehta. Kur i gjen ato, kur ato zgjohen nuk u fshihesh me por i kerkon ti kesh, ti perkeledhesh. Ka kujtime qe te bejne te qeshesh me tere dhimbjen e ijeve , por edhe kujtimeve qe ngacmojen fluturat ne nje cep te vogel te stomakut, qe i ndjen si marrin jete dhe hypin lart me afshin e tyre mbytes. Edhe kujtimet qe te bejne te shkarkosh qeskat e loteve nuk u ben dot bisht edhe ato vijne varg varg. Ka edhe kujtime qe u dorezohesh vetem nga nje fjale dritheruese eksitohesh, eshte koha qe edhe puthjet e fjaleve te pershperitura rreze veshit i beson si te verteta, ashtu te lagura te njoma i ndjen. E pafuqishme ate cast ate kujtim me duart, qe te tradhetojne e ke shtyre me fuqi te dobet, por perseri ato duar e terhiqin, luten kujtimit eja hyr perseri ne boten time si atehere dikur dhe keshtu mekati i rradhes perseritet, shenja e pare bulezat ne ballin e djersitur, duar qe dridhen , ku ritmi i frymemamrjes ngaterron ritmin e tij, zhiva ne termometer shenon rritje, te turbellon ky cast. Kemisha rreshket mgadale mbi gjoksin tend e bie si nje parashute ne fundin e kembeve te tua. Pranon renkimin e atij te panjohurit te perhershem me ate shikim, qe te turbulloi kaq shume, ndjen buzet e perveluar te atij ne gjoksin qe pushton cdo hapsire. Renkimi yt grric heshtjen ne ato muret e dhomes se erret. E lejon te te poshte eksitimi qe te ngjitet kudo te merr frymen. Perseri puthja eshte si atehere e njejte e njejta dehje e asaj arome te trupave. Gishtat mekatare luajne mbi trupin tend ne cdo centimeter, luajne tingujt e pasionit tend, te shoqeruar me renkimet e tua. Ato caste mbaruan me nje shuarje te ngadalte te pasionit tend Pa dashur ai kujtim i dale nga rremuja e kujtimeve behet shoqeruesja e vetmise tende.. …”Ti ke mbetur e braktisur si nje lule e vetmuar…..”