Lulzim Basha: Betejë për zgjedhje të lira, nuk tërhiqemi! PS të na japë propozimin e tyre

16.01.2017 19:15:07

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i ka mëshuar sërish kërkesës së Partisë Demokratike për votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Sulme shpifje gënjeshtra justifikime nga ata që nuk e duan votën e lirë të qytetarëve, por shqiptarëve u kanë borxh t’u thonë çfarë propozojnë. Nëse kanë propozim të mirë jemi të gatshëm të shqyrtojmë dhe pranojnë. Nëse nuk kanë  ne nuk tërhiqemi nga propozimi ynë”, tha sot Basha para nisjes së mbledhjes së kryesisë së PD-së.

“Të gjitha strukturat e PD do angazhohen në një dialog me të gjithë qytetarët shqiptarë për të siguruar votën e lirë”, deklaroi kryetari i PD-së nga selia blu.

Votim elektronik kanë kërkuar edhe disa nga partitë e vogla. Ndërkohë që qeveria pretendon se deri në zgjedhjet e ardhshme nuk ka mjaftueshëm kohë për të implementuar votimin elektronik.