Lulzim Basha mesazh shqiptarëve në ndërrimin e viteve: Ka shpresë, 2021 viti i ndryshimit

31.12.2020 14:13:04

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët në ndërrimin e viteve. Me një shënim në facebook, Basha thotë se viti që po lëmë pas ishte një vit i vështirë për gjithë botën, “por akoma më i vështirë për Shqipërinë”.

Megjithatë, Basha shton se 2021 do të jetë viti i ndryshimit, për një Shqipëri më të dhembshur dhe më të fortë.

“Një mesazh të veçantë dua t’ju përcjell në këtë fundvit të rinjve dhe të rejave që nga dëshpërimi i pamundësisë presin shansin e parë për t’u larguar. Mos e humbisni kurrë shpresën! Mos u dorëzoni! Asnjëherë mos hiqni dorë nga qëllimet, nga ëndrrat tuaja, sepse një ditë dhe kjo ditë nuk do të jetë e largët, do të gjeni rrugën e suksesit”, thotë ai mes të tjerash.