Lulzim Basha: Përmbytjet në Kamëz, shkarkuan liqenin e Bovillës pa i paralajmëruar banorët

01.12.2017 21:12:42

Kryetari i Partisë Demokratike u takua sot me familjet e përmbytura në Bashkinë e Kamzës. “Banorët më treguan se u përmbytën për shkak të shkarkimit të liqenit të Bovillës pa u paralajmëruar”, – shkruan Basha në një status të tij në rrjetin social “Facebook”.

STATUSI

U takova me familjet e përmbytura në Bashkinë e Kamzës.

Dëmet janë të mëdha. Kryebashkiaku Mziu është pa mbështetjen e autoriteteve, por ia ka dalë të ndihmojë mbi 250 familje të rrezikuara. Banorët më treguan se u përmbytën për shkak të shkarkimit të liqenit të Bovillës pa u paralajmëruar.

Inkurajova kryebashkiakun Xhelal Mziu të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë banorëve me mjetet që ka në dispozicion. Zoti Mziu më tha se eskavatorin që i takonte me vendim qeverie, ia ka marrë Bashkia e Tiranës. Deri tani, në zonë ka shkuar vetëm një makinë ushtrie për 11 persona në rrezik. Megjithatë, i kërkova zotit Mziu dhe banorëve që takova, që të kenë prioritet evakuimin e qytetarëve.