Lumir Abdixhiku: Këtë javë vendosim për koalicionet

24.10.2017 22:50:13

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë faktorë që kane ndikuar në fitoren e LDK-së në zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Jemi marrë me veten dhe jo me tjerët. Kemi pasë fushate për model; kemi ba takime e nuk kemi ‘hanger qebapa’”, ka thënë ai në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

Sa i përket koalicioneve të mundshme për balotazhin e Prishtinës, Abdixhiku thotë se i vetmi koalicion ka me qenë me qytetarin.

“Me PDK-në nuk bëjmë koalicion në Prishtinë”, thotë ai, duke shtuar se këtë javë do të vendosin për koalicionet e mundshme.