Lunaçek me libër për Kosovën në 10 vjetorin e pavarësisë

03.02.2018 22:44:48
Austrian Green Party member of the European parliament Ulrike Lunacek speaks during a news conference in Vienna March 14, 2011. REUTERS/Lisi Niesner (AUSTRIA - Tags: POLITICS)

Tri ditë para dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunaçek, do ta promovojë një libër për rrugën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për shtetin e ri në këtë rrugë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lunaçek përmes një postimi në Facebook.

‘Më 14 shkurt 2018, prezantoj librin tim të botuar nga Wieser Verlag me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës’, ka shkruar Lunaçek.

Ajo ka treguar se në promovim të librit dhe në diskutime do të marrin pjesë Wolfgang Petritsch, ish – emisar i BE-së për Kosovën dhe Verdran Dzihic, ekspert për Ballkanin.

Politikania austriake tetë vjet ishte raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.