Tropojë, po rregullonte defektin, humb jetën elektricisti 32-vjeçar

03.02.2018 23:52:38

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ragan ku elektricisti me inicialet F.H, 32 vjeç ka qenë duke rregulluar një defekt në momentin kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

“Rreth orës 17:45 të ditës së sotme në spitalin e Tropojës është dërguar një shtetas pa shenja jete. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se, është sjellë i vdekur shtetasi F.H., 32 vjeç, banues në Luzhe, Tropojë, me profesion elektricist”, bën me dije policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi F.H., duke rregulluar një defekt elektrik në fshatin Rragan, dyshohet ta ketë zënë korrenti, ku për pasojë i ka sjellë vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.