Parada e FSK-së dhe Policisë (Drejtpërdrejt)

18.02.2018 13:43:54

Në sheshin “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, parakaluan kuadratet e të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

E plotësuar: Delegacione nga shtete të ndryshme kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës pas seancës solemne në Kuvendin e Kosovës.

Brohoritje të shumta pati kur kaluan edhe William Walker e kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Pas pak, pritet të parakalojnë Forcat e Sigurisë dhe Policia e Kosovës.

Këto aktivitete po mbahen me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Parada e FSK-së dhe Policisë (Drejtpërdrejt)

Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, parakalon Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të fillojë në ora 13:00  në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ndërkohë, ceremonia e parakalimit të FSK-së e cila ishte parashikuar të zhvilloj në ditën e shpalljes së Pavarësisë ajo u shty hatri i ndërkombëtarëve. Pasi këta të fundit kanë qenë pjesë e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Parakalimi i FSK-së për çdo përvjetor është bërë tashmë traditë që nga viti 2012, mirëpo kujtojmë se në vitin 2015 dhe 2017 nuk ka pasur parakalim të FSK-së nëpër sheshet kryesore.