Lushtaku ia dorëzon detyrën kryetarit të ri Bekim Jasharit

11.12.2017 12:45:51

Ish-kryetari i Skenderajit Sami Lushtaku, sot i ka dorëzuar detyren e tij pasardhësit në krye të komunës Bekim Jashari.

Në ceremonin inauguruese që u mbajt sot në Kuvendin Komunal të Skenderajit, djali i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari është betuar si kryetar i ri i Skenderajit.

Detyren e re ia ka dorëzuar edhe ish kryetari i Komunës Sami Lushtaku, shkruan Magazina.al

Gjatë ceremonisë, Bekim Jashari është betuar me plis në kokë, një simbol që identifikon shqiptarët me shekuj.