Lutfi Haziri: Rruga Gjilan-Bujanoc po bëhet sipas standardeve evropiane

20.11.2016 18:39:54

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot punimet në asfaltimin e fazës së parë të rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan-Bujanoc, për të cilën tha se po bëhet sipas standardeve evropiane.

“Është projekti kryesor i hyrje-daljes Gjilan-Bujanoc. Jemi në fazën finale të realizimit të punimeve të lotit të parë, e cila kap vlerën më të madhe të investimeve. Ky projekt përfshinë jo vetëm asfaltimin, por edhe nderimin e rrugës, trotuareve, ndriçimin e ri, rrjetin e ri të rrymës, ujërat atmosferik dhe tretmanin e ujërave të zeza. Kjo rrugë, e plotëson kërkesën e kësaj zone dhe eliminon nevojën që në të ardhmen me pas investime. Pavarësisht që dikush dëshiron t’i qes pikë të zezë, kjo rrugë po bëhet sipas standardeve evropiane. Përkundër problemeve pronësore dhe rrjetin nëntokësor që ka qenë i vjetruar, ne kemi arritur që ta përfundojmë dhe shumë shpejt do të bëhet inaugurimi”, ka thënë Haziri.

Haziri tha se po punohet me dinamikë të madhe në infrastrukturë gjithandej territorit të Komunës, në qytet e fshatra.