Kolonjë, mbyllet votimi, pjesëmarrja 52%

20.11.2016 18:33:35

Ka përfunduar procesi i votimit në Kolonjë për zgjedhjet e pjesshme për kryetar Bashkie.

Sipas të dhënave të KZAZ, janë mbyllur votimet në 36 qendrat dhe janë plotësuar të gjitha procesverbalet.

Pjesëmarrja në votime në këto zgjedhje të pjesshme ka qenë 52%, ku u votua për kandidatin e opozitës Dritan Hajro dhe kandidatin e mazhorancës Ilia Selfo.