Obama dhe Putin “përshëndetje të shkurtër dhe disa fjalë”

20.11.2016 18:24:16

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë biseduar shkurt në margjinat e samitit aziatiko-paqësor që mbahet në Peru.

Sipas fjalëve të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitrij Peskov, të dy presidentet shkurt janë përshëndetur dhe i kanë shkëmbyer disa fjalë, transmeton lajmi.net.

Samiti për ekonomi dhe bashkëpunim në Lima është i fundit për Barack Obaman si presidenti i SHBA-ve.