Lutfi Haziri: Vjosa Osmani mund të jetë kryetare e Kuvendit për një vit

30.01.2020 21:40:56

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, mund të jetë kryetare e Kuvendit për një vit.

“Presidenti është çështje e mbyllur, por ka mbetur vetëm çështja e kryeparlamentarit. E Vjosa Osmani ka mundësi të jetë kryetare e kuvendit për një vit”,  është shprehur Haziri.

Ndërsa për formimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Haziri tha së është i vështirë, por jo i pamundur.

“Koalicioni nuk është i pamundur, por ka vështirësi”, shtoi Haziri për T7.

Ndryshe, mandatari Albin Kurti ka kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë të mbahet më 3 shkurt.