Donald Trump ndan fotografi nga konferenca që mbajti për virusin vdekjeprurës që po përhapet nëpër botë

30.01.2020 20:38:36

Presidenti Donald Trump ndau një seri fotografish brenda një konference që u diskutua për coronavirusin, dhe njoftoi një grup pune për të provuar të përmbajë përhapjen e virusit vdekjeprurës i cili deri më tani ka vrarë 172 persona. 

Presidenti Trump këmbënguli që grupi i punës është ‘përdorimi i ekspertëve më të mirë kudo në botë’ – pasi autoritetet kineze të shëndetit konfirmojnë se janë 7,711 raste të konfirmuara në vend që nga e mërkura, 29 janar

Duke shkruar në Twitter në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Trump shkroi: “Sapo mora pjesë në një konferencë për coronavirus në Kinë me të gjitha agjencitë tona të mëdha, të cilat gjithashtu janë duke punuar ngushtë me Kinën. Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë zhvillimet në vazhdim. Ne kemi ekspertët më të mirë në botë, dhe ata janë në krye të saj 24/7”, shkroi Trump.

Task Forca drejtohet nga Sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar dhe gjithashtu përfshin këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O’Brien, zëvendës Sekretarin e Shtetit Stephen Biegun dhe Drejtorin e Këshillit të Politikave të Brendshme Joseph Grogan.

Katër foto nga brenda koinferencës kapin presidentin duke u shfaqur i dashur me Grogan që ishte ulur në të djathtën e tij, dhe Azar i dyti në të majtë të tij, derisa po diskutohej për coronavirusin.

Infeksionet tani janë përhapur edhe në të paktën 15 vende të tjera, dhe kjo është konfirmuar.

Gjermania, Vietnami dhe Japonia, janë ndër vendet që kanë raste që coronavirusi është transferuara nga njerëzit tek njerëzit.