Luzha: Nuk do të ndalemi së protestuari (Video)

25.11.2016 17:55:11

Anëtarja e Shoqërisë Civile dhe një nga organizatorët e peticionit për Astrit Deharin, Besa Luzha ka thënë se shoqëria civile nuk do të ndalet se protestuari për sa kohë që nuk përmbushën kërkesat e tyre.

Luzha në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’ të Tribuna Channel ka thënë se tani për tani nuk kanë informata sa veta e kanë nënshkruar peticionin, por ajo pret qe shumë shpejt të arrihen 10 mijë nënshkrime, të cilat janë të nevojshme për të provokuar seancë të jashtëzakonshme.

Luzha ka thënë se edhe diaspora ka shprehur interesim për ta nënshkruar peticionin dhe shumë shpejt mund të lansohet një peticion online.

Ajo ka mohuar se pikat e peticionit janë bërë në koordinim me Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se protestat mund të masivizohen dhe dinamizohen ditëve në vijim.