LVV-ja, atë që dogji dje, e do për vete sot, pse ?

08.12.2019 13:58:56

Nga: Fatmir Bajraj

MPB-në, e do për vete dhe Rexhep Selimin, “Dhjetëshin”, për t’ruajtë primatin dhe dorën (pushtetin) e Tij të fortë në Organët e Rendit dhe jo vetëm, që nga kohë të errëta të SHIK-u & QPK-ja, titullar i së cilës ishte famëkeqi n’fjalë. Logjikës së gjithë atyre të cilëve e duan qeverisjën e vendit nga LVV-ja dhe Albinin Kryeminstër, por me kushtin që LDK-ja si partnere e koalicionit qeverisës, të mos jetë edhe partnere ekuivalente në ndarjën e pushtetit & përgjegjësive qeverisëse konform vullnetit të deklarur të Sovranit me 6 tetor 2019 : fifti -fifti, por e nënshtruar & poshtëruar në një pozitë inferiore nga e cila u duhet vetëm vota dhe bekimi i Kurtit Kryeministër, u themi JO ! Logjikës së sëmuar përceptuese dhe t’konceptuar në fitore absolute, edhe pse s’është e tillë as përsëafermi, dhe t’ngritur në parim të menagjimit të “fitorës” dhe koalicionimit me LDK-në, nëse e njëjta mëndësi rezonuese nuk përmbysët dhe nuk kthehet mbrapshtë, ka fatin e deshtimit absolut dhe të sigurtë, duke e dëmtuar rënd intersin nacional-shtetëror të Dardanisë Antike-Kosovës, për çfarë LDK-ja kurr s’ishte dhe s’është e interesuar, por përkundrazi ! LDK-ja s’mund të shkelë mbi interesin nacional-shtetëror të Republikës së Kosovës, interes të cilin ajo ka ndertuar dhe sendertuar në mëse tre dekada jete & veprimi, duke vrarë me dorë të vetë në koalicion me LVV-në megallomane dhe megallomaniakun Albin Kurti, e cila e do pushtetin për vete dhe vetëm deshtimin t’a ndajë me LDK-në si partnere e pa-barabartë dhe inferiore, JO ! LDK-ja, s’hjekë dorë & s’lëshonë pe, në ndarjën e barabartë të përgjegjësive n’bashkqeverisje me LVV-në, përfshi edhe postin e Kryeparlamentarit & Presidentit për LDK-në, si baraspeshë për pozitën e Kryeministrit, ofertë e cila mund të ndrrojë edhe pozicionet e partnerëve, LDK & LVV, fakt ky i cili e nxjerrë cullak ambicjen e sëmuar për pushtet & domonim nga LVV-ja. LVV, mund t’përzgjedhë njërën për vete, por s’mund i mohoj LDK-së gjysmën tjetër, e cila edhe ashtu është e padeshiruar për LVV-në. Logjikës së LVV-së : – “Kryeministrin”, kandidatin e LVV-së, z. Albin Kurti, e votoj populli me 6 tetor, dhe këtë pozitë nuk e diskutojmë në marveshjën e synuar për bashkëqeverisje me LDK-në, – Kryeparlamentarin e ka sanksionuar Kushtetuta e Republikës ë Kosovës duke i rezervuar subjektit të parë zgjedhor n’Parlamentin e Kosovës, dhe ; – Posti i Presidentit nuk duamë që t’jetë pjesë e negociatave në mes të partnerëve, ngase nuk është koha tani, dhe i njëjti duhet të jetë figurë uniteti, unifikuese & apartiak, si dhe ; – Ju si LDK, zgjidhni të parët një nga 10 Ministritë n’Qeverinë e Kryemnistrit Albin Kurti, por mos t’u shkojë mendja t’kerkoni Ministritë që Ne si LVV & “fitues” i duamë për vete…!? Kësaj logjike dhe mëndësie skizofrene, LDK i thot JO. Absurdi i llojit sui-generis ; Ministrinë e Punëve të Brëndshme dhe jo vetëm ,i duamë për vete dhe nuk i japim LDK-së, ngase ne si LVV, jemi për Shtet Ligjor, sundim të Ligjit dhe për luftë kunder krimit të organizuar dhe korrupsionit ! Shtrohet pytja : Për çka është LDK-ja dhe nese nuk pretendon t’njëjtat vlera, pse e doni për partner koalicioni, cili është qellimi dhe synimi ? Pretendime të tilla të LVV-së, bëjnë t’kuptohet se qellim & synim, kanë ; jo sh’kapjën e shtetit por ndrrimin e shkapësit n’shtet, pra n’vend të PAN-it si kapës i institucioneve të shtetit të vije LEVIZJA, nga premtimi i Albinit : “Shkon Lumezi, vjenë Elezi”, për çfarë LDK-ja nuk është e interesua, përkundrazi ! Lënja n’pozitë inferiore e LDK-së dhe pretrendimet hapur në përvetësimin e fitores së ish opozitës, LDK & LVV, dhe tendenca e uzurpimit të pushtetëve dhe titullarëve të dalë nga filtri & vota n’Parlament, janë shënjat & simptomat ma t’qarta të një synimi të LVV-së për një shtet autokratik dhe policor, pjesë e të cilit gjenerim, s’duhet dhe s’do jetë kurr LDK-ja.