Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë vërshohet nga uji (Video)

25.07.2018 18:15:42

Edhe pse jemi në stinën e verës, reshjet e shiut nuk po kanë të ndalur. Shi i rrëmbyeshëm dhe breshër ka rënë sot në disa komuna në vend, duke bërë kështu që shumë rrugë të vërshohen nga uji.

Pas reshjeve, rruga në fshatin Maxhunaj, në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë është bërë e vështirë për tu kaluar pasi që e tëra është mbushur me ujë.

Kjo gjendje u ka krijuar vështirësi edhe veturave të cilat lëvizin në atë pjesë.

Kujtojmë se mot i tillë me reshje shiu dhe shtrëngata do të mbajë deri në vikend, ku pastaj pritet të ketë përmirësim të motit.