Mahmoud Hassan (Hulku) egjiptian’ përfundon në tokë për vetëm 8 sekonda

25.11.2019 11:49:06

Mahmoud Hassan, i njohur ndryshe si ‘Hulku egjiptian” ka përfunduar në dysheme vetëm pas 8 sekondash.

Egjiptiani ishte duke u përballur kundër Chi Lewis-Parryt, por vetëm një goditje i mjaftoi që të përfundonte ndeshja.

Anglezi nuk e fali ‘Hulkun egjiptian’ dhe filloi ta grushtonte edhe në dysheme, derisa gjyqtari e ndërpreu ndeshjen në MMA. Lewis-Parry u shpall kampion në kategorinë “UAE Warriors Championship”.

UAE Warriors Championship është garë e arteve marciale të përziera që zhvillohet në Abu Dhabi.