Majko rikthehet në Kuvend tre ditë pas sherrit me Ramën

09.07.2018 17:04:52

Tre ditë pas debatit me tone të nxehta me kryeministrin Rama, ku braktisi Kuvendin duke mos votuar as ligjin për Teatrin, Pandeli Majko është kthyer mes kolegëve në Parlament.

Ministri për Diasporën është shfaqur i buzëqeshur dhe duket teksa bisedon me deputetët socialistë në ulëset e tyre.

Megjithatë, nuk dihet nëse Majko është “pajtuar” me kryeministri Rama, i cili sot ka munguar në Kuvend pasi ndodhet në Turqi ku do të marrë pjesë në betimin e presidentit të zgjedhur, Erdogan.

Në seancën e së enjtes, Majko dhe Rama debatuan me njëri-tjetrin për çështjen e ligjit të Teatrit. Të filmuar nga kamerat dhe nga burime të sigurta, mësohet se Rama i ka thënë ministrit të çohet dhe të ikë në shtëpi nëse nuk voton.