Makina hedh në ajër qytetarin në Vlorë, shoferi e lë shtrirë në mes të rrugës dhe largohet

01.08.2020 23:05:02

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Një qytetar është përplasur nga një automjet, e më pas shoferi është larguar nga vendngjarja.

Sipas dëshmitarëve i aksidentuari u la i shtrirë në rrugë dhe u ndihmua nga të pranishmit sa erdhi ambulanca.

Ende nuk dihet sesi është gjendja e tij aktuale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur situatën dhe kapjen e autorit.