Manastiri i Graçanicës gati për mysafiren amerikane

17.08.2016 10:41:56

Në Manastrin e Graçanicës çdo gjë është gati për ta pritur mysafiren amerikane që sot do ta vizitojë këtë manastir.

Jill Biden do të takohet me peshkopin Teodosije si dhe do të vizitojë ambientet e manastirit.

Jill Biden ka arritur mbrëmë në Kosovë së bashku me bashkëshortin e saj, nënpresidentin e SHBA-ve, Joe Biden si dhe me fëmijët e djalit të tyre të ndjerë Beau Biden.

Familja Biden do të marrin pjesë në emërtimin e rrugës Gjilan-Ferizaj me emrin e Beau Bidenit të ndjerë.