Manifestimi mbarë kombëtar i poezisë ” Trekëndshi Poetik i Paqës” më shumë mirënjohje

18.06.2019 08:47:59

“Trekëndëshi poetik …” U , mbajtë në Grykën e Karadakut ( Shurdhan ) , më 15 qershor 2019, dhe në këtë takim  u shpërnadanë edhe shumë mirënjohje..

Nga Nijazi Musmurati 

MIRËNJOHJE E MERITUAR ARTISTIKE-POR JO POLITIKE

Edicioni i nëntë – 2019
Artisti i merituar i popullit – Ramadan Kurti u shpërblye me mirënjohje nga ARS – Klubi “Beqir Musliu”.
Mirënjohja iu dorëzua nga shkrimtari i njohur dhe i talentuar z.Ibrahim Kadriu.
Artisti Ramadan kurti filloi të bëj lojën e aktorit si i ri. Për këtë artist të madh, me rolet e ndryshme që interpretoi, ka lënë gjurmë në jetën teatrore. Punoi dhe interpretoi në kohërat më të vështira duke lënë mbresa të pashlyera.
Ishte njëri ndër ata të parët që themeluan manifestimin – ” Flaka e Janarit “, tani me përmasa kombëtare. Gjithashtu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Artist i veqant, me talent të rrallë, i përmasave mbarë kombëtare, i cili u anashkalua nga institucionet ķomunale dhe ato qendrore, që nuk e panë të arësyeshme që ti ndahet ndonjë shpërblim apo çmim, me rastin e pensionimit të tij (plotësisht të merituar), ndonnjë mirënjohje apo lavdratë – është nonsens.
Na kujtohen manifestimet para dhe pas lufte, ku artisti interpretoi dhe përjetoi thellë në shpirtë vuajtjet e popullit.
Jemi deshmitarë të gjallë, ku në manifestimin “Flaka e Janarit”, që nga themelimi i sajë e deri më sot, këtë manifestim e bëri shumë të fuqishëm dhe i dha vlerë të pakrahasueshme dhe të pazëvendësueshme. Na kujtohen të gjithëve manifestimet që u mbanin atë kohë të pa kohë, në Përlepnicë, Bresalc e gjetiu – ku artisti i paepur dhe i pa frikësuar luajti role brilante, recitoi për heronjtë duke i bërë të gjallë dhe të pavdekshëm. Në rrethim të plotë të sallave nga policia dhe gjandarmeria serbe, si në Përlepnicë, Bresalc e në vende të ndryshme të Kosovës, zëri i artistit jehonte (i shponte muret e sallave) dhe depërtonte lartë duke i tmerruar dhe horrat që mbanin sallat në rrethim të egër policor dhe ushtarak.
Vetëm artistat e përmasave të tilla që kanë shpirtë të kalitur në misionin e tyre, që kanë ndjenja dhe vullnet të fortë, sikur llava e vullkanit kur shpërthen, e bëjnë qëndresën e popullit të pathyer dhe të panënshtruar.
Artisti interpretoi dhe recitoi në të gjitha vendet shqiptare që ishin të robëruara asokohe, pa përtesë dhe pa patur frigë.
Andaj, si të harrohet e të mos shpërblehet nga institucionet kulturore te Kosovës, si të anashkalohet nga disa shokë të idealit, si mos të shkruhet e të mos flitet për këtë artist që gjithëherë u thurri vargje dhe u recitoi dëshmorëve, të rënëve për liri, heronjvet – duke i mbajtë gjithnjë në kujtesë veprat madhore të tyre.
Ka shumë për të shkruar dhe për të thënë për këtë artist me talent të rrallë.