Estetizmi i memoareve jetësore

22.10.2021 01:44:40

Nga Dije LOHAJ

Sot doli nga shtypi libri ” Nêpër shtigjet e jetës” i autorit Feriz Bytyçi, botuar nga shtypshkronja Lena Graphic , tè cilën e falenderoj pafund. Êshtë kënaqesi dhe privilegj i lartë të kemi nê mesin tonë veteran të arsimit qê me punën e tyre profesionale të rrallë dhe të shquar bën tê mundur që rruga e diturisë dhe e dijes tê pêrhapet në çdo cep të vendit tonë. Njê pishtar i arsimit që ua trasoi kêtë rrugë gjenerateve të tēra është edhe veterani i arsimit Feriz Bytyçi. Një dorë gjurmësh nga e kaluara jonë të cilën e kishte skalitur në shkronja, pata fatin ta kem në duart e mia. Arsimi me Bukurien më dhanë këtë mundësi duke ma dhënë dorëshkrimin e tij dhe kërkuan t’ia bêjnë dhuratë për datëlindjen e 85 – të. Sapo e mora në duar menjëherë e vërejta ngritjen e tij intelektuale, mënyrën e të shkruarit si në aspektin drejtshkrimor, logjik, strukturor edhe atë argumentues. Mund ta quaj lirisht një lloj testamenti pêr rrugëtimin e njeriut tonë qê nga koha e llampës së vajgurit e deri te koha e teknologjise moderne të cilat i jetoi edhe vetë autori. Libri u titullua ” Nëpër shtigjet e jetës” sepse ato shtigje nuk ishin të lehta t’i kaloje.Libri në vete ngërthen rrugëtimin e autorit dhe peripetit e tij dhe të njeriut të asaj kohe, por të gjitha këto duke i ndërlidhur me ngjarjet historike nëpër të cilat kaloi populli ynë e bashkë me të edhe vetë autori…Rugëtim i një mësuesi duke filluar nga zerroja, kur populli ynë ishte analfabet dhe në atë rrugëtim përpos lodhjeve të tmerrshme për shkak të kushteve ekonomike dhe mentalitetit të asaj kohe, vëren edhe maltretimet, burgosjet, përndjekjet dhe rrëzimet e shpeshta nga regjimi qê domimote në vendin tonë atëbotë.Por atë nuk e ndaluan dot as rruga e vështirë që bënte me kilometra, as etja e uria, asnjëherë nuk e dekurajuan mēsuesin që të dorëzohet, por me pjekuri e maturi arriti që t’i realizojë synimet e shumëkërkuara… Mêsuesi ynë, arsimdashësi, drejtori i shkollave doli triumfator dhe gëzimi i gjithë neve është sepse ai është këtu në mesin tonë ,dhe ja akoma po jep nga vetja e tij… Sigurisht se gjeneratat e reja janë dhe do të jenë mirënjohës për të gjitha të arriturat, të arritura të cilat dëshmojnë te brezat e rinj, e që janë arsimur dhe po veprojnë në çdo pore të jetës.

Urime ditëlinjda baca Feriz, rrofsh dhe vitet e jetës i gëzofsh! U bëfsh shekullor! Ferizaj,

20.10.2021