Manjani: Ky është edhe fundi i policisë që deshën

02.04.2017 16:15:25

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas konferencës për shtyp të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Haki Çako, i cili njoftoi masat disiplinore me shkarkim apo përjashtim nga policia për 6 punonjës të policisë së shtetit për shpërdorim detyre në kuadër të planit të masave kundër kultivimit të lëndëve narkotike në vend.

Në një postim të shkurtër në Twitter, Manjani shprehet se kjo situatë është prelud i asaj që  eksponentë të LSI e kanë thënë shumë herë, ndërsa ironizon edhe sloganin e ish-ministrit Saimir Tahiri, duke u shprehur se ‘ky është edhe fundi i policisë që deshën’.

“Konfirmohet zyrtarisht nga vetë Policia, se paska në radhët e saj kultivues e trafikantë hashashi! Ky është dhe fundi i Policisë që deshën!” – shkruan Manjani.