Maqedoni: 3000 të prekur me kancer vetëm në 9 muajt e fundit

12.10.2016 19:49:09

Mbi 3000 qytetarë të rinj të prekur nga kanceri janë regjistruar vetëm në nëntë muajt e fundit në Klinikën për onkologji dhe radioterapi.

Pritet që deri në fund të muajit, ky numër të arrij në 4000 raste të reja, pohojnë nga ky spital për ”Fokus”. Në këtë numër nuk futen pacientët që shërohen në shtëpitë tjera publike të shëndetit dhe në ato private.

Sipas statistikave, gratë janë më së shumti të prekur nga kanceri i gjirit, kancer në qafën e mitrës, si edhe karcinom në organet riprodhuese. Te burrat më së shpeshti shfaqen sëmundje malinje, pra kancer në mushkëri të bardha, por ka rritje edhe të tumorit në sistemin digjestiv (lukth dhe zorrë të trashë).

Sa i përket vdekshmërisë, statistikat tregojnë se në këto nëntë muaj kanë vdekur 72 pacientë, kurse vitin e kaluar kanë vdekur 62 pacientë për tërë vitin, ndërkaq 76 në vitin 2014.