Maqedoni, një shqiptar zgjidhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

05.03.2018 15:38:10
Një gjyqtar shqiptar është zgjedhur Gjykatës i ri në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë.

Bëhet fjalë për Naser Ajdarin, të cilin Kuvendi maqedonas e zgjodhi me shumicë prej 62 votash pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Për zgjedhjen e Gjykatësit Kushtetues votuan edhe deputetët e pranishëm nga bashkësitë më të vogla etnike, ku të gjithë njëzëri ishin pro zgjedhjes së tij në këtë post, raporton lajmi.net.

Pas zgjedhjes, Ajdari dha betimin solemn para Kuvendit të Maqedonisë.

Ndryshe, Ajdari më herët mbante edhe postin e Avokatit shtetëror të Maqedonisë, post të cilin ai e lëshoi gjatë vitit të kaluar.