Maqedonia heq emrin e “Aleksandrit të Madh” nga aeroporti dhe autostrada

07.02.2018 01:17:24

Në seancën e fundit, qeveria maqedonase miratoi vendimin për riemërimin e aeroportit “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”. Po ashtu është marrë vendim që edhe autostrada që mbante të njëjtin emër si aeroporti, të quhet “Miqësia”, ashtu siç edhe kishte deklaruar vetë kryeministri Zaev, pas takimit me homologun e tij grek Akelsis Cipras.

Sot sollëm vendim që autostrada që na lidh nga kufiri verior me atë jugorë ta riemërojmë si “Autostrada Miqësia” por gjithashtu sollëm vendim që emri i aeroportit ndërkombëtarë të quhet “Aeroporti Ndërkombëtarë Shkupi – deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.

Por ende mbetet e paqartë çështja e emrit të shtetit të Maqedonisë. Për këtë ka reaguar edhe shefi i diplomacisë greke Nikos Kocijas, i cili i porositi autoritetet në Shkup që publikisht të tregojnë se çfarë qëndrimi kanë për emrin e përbërë dhe të përgatisin opinionin publik, ashtu siç po bën Greqia. Në një intervistë për Eueronjus, Kocijas theksoi se pala greke preferon përcaktues, respektivisht mbiemër që do të ketë “Nuancë sllovene në fonetikën e saj”.

Qeveria Greke mori përgjegjësi dhe publikisht tha se dëshiron ndryshim të emrit dhe se ky do të jetë një emër i përbërë për të gjitha përdorimet me përcaktues konkret dhe publikisht dolëm e thamë se ky emër do të përmbajë termin “Maqedoni”. Ne po e kryejmë detyrën tonë. Ende po presim nga Shkupi, përfundimisht të dalë e të flasë së cili do të jetë mbiemri para emrit dhe ta sqaroj këtë para popullit. Ne po e përgatisim opinionin grek dhe siç po e shihni po përballemi me vështirësi. Nuk e shoh se pala tjetër po e bën të njëjtën përgatitje dhe më duhet të them se jam shumë i shqetësuar, madje edhe tani që po e bëjmë këtë intervistë – deklaroi Nikos Kocijas, ministër i Jashtëm i Greqisë.

Kryeministri Zoran Zaev sot për herë të parë tha se Qeveria maqedonase është e gatshme që të pranojë emër me përcaktime gjeografike duke mos bërë të ditur mbiemra konkret që do i shtoheshin termit Maqedonia. Ai tha se është e rëndësishme që të vazhdojnë bisedimet me Athinën zyrtare, gjithmonë nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve, që sa më shpejt të arrihet deri te zgjidhja. Zaev tha se publikimi i detajeve të marrëveshjeve nuk do e ndihmonte procesin, përkundrazi do e ngadalësonte gjetjen e zgjidhjes.