“Maqedonia ndër vendet e rrezikuara nga ekstremizmi”

22.02.2017 18:24:25

Nga konferenca e sotme e cila u mbajt në hapësirat e kampusit të UEJL-së në Shkup, me temë, njofton Telegrafi Maqedoni.

  “Ekstremizmi i dhunshëm në Ballkanin Perëndimor”, u përfundua se Maqedonia së bashku me Kosovën është ndër vendet e rrezikuara nga ekstremizmi i dhunshëm. Sipas profesorit të Universitetit të Kolumbisë në SHBA, David Filips, kriza politike në Maqedoni e rrit rrezikun nga ekstremizmi i jashtëm

“Sipas Institutit Amerikan për Paqe, 314 kosovarë kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe Irak që nga viti 2012, dhe sipas institucioneve maqedonase, rreth 300 deri 400 persona nga Maqedonia për të njëjtën periudhë kanë shkuar të luftojnë atje. Sipas numrit të popullatës, Kosova dhe Maqedonia janë shtetet më të rrezikuara në Evropë nga radikalizmi”, deklaroi profesori Universitar, David Filips.

Në këtë konferencë pjesëmarrës ishte edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, i cili tha se zgjidhje e krizës politike do të ndikonte që të ulet rreziku nga ekstremizmi i jashtëm.

“Uroj që të ketë një zgjidhje në dobi të qytetarëve, për të çuar përpara proceset demokratike që kanë filluar në këtë vend, dhe natyrisht për të mbyllur edhe një shteg që mundëson rryma radikale për të influencuar stabilitetin e vendit për të ardhmen e afërt”, deklaroi Arben Çejku.