Marko Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

14.12.2016 19:14:08

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka refuzuar sërish kërkesën e Marko Gjuriqit për të hyrë në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar, Bashmir Xhemaj, shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Sipas Xhemajt, shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka kërkuar leje nga MPJ për të hyrë nesër në Kosovë, por sipas tij, MPJ ka marrë këtë vendim për ndalimin e hyrjes së tij, pas informacioneve se Gjuriq së bashku me disa zyrtarë të tjerë kanë pasur në plan që nesër në veri të Kosovës të vizitojnë disa pika të karburantit në territorin e Kosovës, të cilat nuk janë të licencuara nga autoritetet kosovare.

Xhemaj po ashtu ka thënë se, Marko Gjuriqit i lejohet hyrja në Kosovë vetëm me leje paraprake nga Ministria e Jashtme e Kosovës, ku ai fillimisht duhet të raportojë për agjendën që do ta ketë deria është në territorin e Kosovës.