Ministri Abrashi: Sot në Qeveri aprovuam Ligjin për Ndërmarrje Sociale

14.12.2016 18:39:51

Ministri Abrashi, nëpërmjet një postimi në facebook ka njoftuar për miratimin e projektligjit për Ndrëmarrje Sociale, me të cilin do të mundësohet zhvillimi i ekonomisë sociale, përkatësisht krijimn e ndërmarrjeve që adresojnë çështje të natyrës sociale dhe nxsin punësimin e personave në nevojë.

“Objektivi kryesor i këtij ligji, është që të kontribojmë në zhvillimin e ekonomisë sociale përmes krijimit të ndërmarrjeve sociale të cilat adresojnë çështje sociale, duke përfshirë punësimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe të mirave në interes të shoqërisë

Përmes ligjit do të krijohen vende te reja të punës me theks të vecantë për grupet e cenuara dhe ofrimin e shërbimeve sociale për personat në nevojë.” – thuhet në postimin e ministrit Abrashi.