Marrëdhëniet e mira SHBA-Rusi janë në interes të botës, thotë Obama (Video)

18.01.2017 22:10:55

Barack Obama ka mbajtur konferencën e fundit për media si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë konferencë, presidenti në largim ka thënë se në interes të Amerikës dhe të gjithë botës janë marrëdhëniet e mira SHBA-Rusi.

“Mendoj se është në interes të Amerikës, në interes të botës, që të kemi marrëdhënie konstruktive me Rusinë”, ka thënë ai.

Pas dy ditësh postin e Obamas do ta zërë Donald Trump.