Marrëveshja e garancisë, i mundëson kryeqytetit të modernizojë trafikun urban, thotë ministri Hoti

04.08.2016 13:45:26

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në facebook, konfirmoi se Kuvendi i Koosves ka miratuar  Marrëveshjen e garancisë për Trafikun Urban të Prishtinës. Të kujtojmë se kjo çështje është bërë burim i akuzave të ndërsjella ndërmjet zyrtarëve komunalë të prishtinës dhe Ministrisë së Financave lidhur me miratimin dhe procedurat e miratimit të kësaj Marrëveshjeje. Kohë më parë, ndërkaq, Asamblea komunale e prishtinës, pa votat e Vetëvendosjes, pat miratuar kushtet ligjore, dhe më pastaj Ministria e Financave e ka proceduar në kuvendin e Kosovës. Vota ishte e njëzëshme pro kësaj marrëveshjeje. Poastimin e plotë të minstrit Hoti mund ta lexoni më poshtë:

“Kuvendi i Kosoves miratoi uninimisht edhe marreveshjen e garancise per Trafikun Urban prej 10 mil euro per autobuset ne Prishtine. Kjo i mundeson kryeqytetit te modernizoje trafikun urban. Kjo u mundesua pas plotesimit te te gjitha kushteve ligjore per leshimin e garancise. Faleminderit deputeteve. Kjo tregon perkushtimin e institucioneve te Kosoves karshi partnereve tane nderkombetare qe po na mbeshtesin ne projekte zhvillimore.”