Gjuriq për takimin në Shtëpinë e Bardhë: Nuk është për pavarësi të Kosovës, por për çështje ekonomike

17.08.2020 12:28:57

Marko Gjuriq ka thënë se Prishtina është duke u përpjekur t’i pengojë bisedimet në Shtëpinë e Bardhë.

Drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Prishtina është duke u përpjekur t’i pengojë bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, që janë caktuar për datën dy të muajit shtator, në Uashtington, njofton Insajderi.

Sipas tij, kjo pengesë po bëhet pasi që nga Prishtina po thonë se këto janë negociata për pavarësinë e Kosovës.

Ai pret që të jenë bisedime për çështje ekonomike.

“Bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të planifikuara për 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë Prishtinë po përpiqen të pengojnë duke thënë se këto janë negociata për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gjuriq, raportojnë mediat serbe.