Historianët e Deçanit e quajnë tragjike deklaratën e Hotit për rrugën Deçan – Plavë

17.08.2020 12:33:20

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Deçanit “Ali Hadri”, Shkodran Imeraj  në një konferencë për medie, ka thënë se ata kërkojnë që punimet në rrugën Deçan- Plavë të vazhdojnë.

Imeraj ka thënë se ata për ata është tragjike deklaratë e kryeministri Hoti, dhe si i japin mbështetje kryetarit të Deçanit që të vazhdojë me punimet e rrugës.

“Për neve më tragjike është deklarata e kryeministrit Hoti që ka kërkuar që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2011. Në kërkojmë që kjo çështje mos të jetë pjesë e diskutimeve në Serbi, sepse kjo çështje duhet të rregullohet me ligjet e Kosovës”.

“Shprehim mbështetjen tonë për kryetarit e Deçanit që kjo rrugë të vazhdojë. Është e papranueshme fakti se si u mohet banorëve të Deçanit qasja në këtë rrugë”, është shprehur ai.

Sipas tij, kjo çështje nuk duhet të diskutohet as në takimet në Bruksel.