MARREVESHJA NANO-MILLOSHEVIQ PËR FILLIMIN E LUFTËS, PÊR MINUS REPUBLKËN DHE SHPËRNGULJEN E 1 MILION SHQIPTARËVE NGA KOSOVA!

27.10.2020 12:52:15
Ahmet Asani
▪︎Mendoj që arsyet për gjendjen politike dhe raportin e forcave politike të cilën e kemi sot e 20 vite në Kosovë e vise, duhet kerkuar te Marrëveshja e fshehtë e v.1997 në Kretê, Marreveshje e cila nuk u pa kurrë por nga shumë analistë u quajtë si Marreveshja Nano-Milosheviq e Kretës! Marrëveshje kjo e cila per fat të Kosovës e të shqiptareve nuk u realizua në plotni!
▪︎Në takimin e Kretës te v.1997, Millosheviq i kishte thënë Fatos Nanos: “RAT TREBA DA POČNE” (LUFTA DUHET TË FILLOJ) dhe ia kishte shtruar Fatos Nanos tri kushte:
1. Qeveria Socialiste e Nanos mos ta përkrahte Dr. Ibrahim Rugovën dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës!
2. Qeveria Socialiste e Nanos mos të lejonte formimin e kurrfar Force të Armatosur të Kosovës nga oficerë shqiptarë që kishin kryer shkollimet në akademitë ushtarake të Jugosllavisë!
3. Qeveria Socialiste e Nanos t’ju shiste kosovarëve vetëm armë të vjetruara dhe kurrsesi mos të lejonte futjen e armëve të sotisfikuara nëpermjet Shqiperisë në Kosovë!
▪︎Si kundershperblim Millosheviqi i kishte premtuar Nanos dhe Partisë se tij Socialiste ndihmê te plotë në mbajtjen në pushtet të Socialistëve në Shqiperi, mbeshtetjen e plotë të shtetit të Serbise me financa e logjistike per mbajtjen ne pushtet te Partisë Socialiste deri sa te vdesin e gjithe gjenerata e komunisteve qe kishin bere krime ndaj shqiptareve gjate viteve 1941- 1990 ne Shqiperi!
▪︎Fat i madh që intervenoi NATO-ja dhe Amerika sepse sot vertetë mund të kishim pas nje gjendje krejt tjetër në Kosovë! Sikur mos të kishte intervenuar Amerika dhe NATO, mendoj që sot në Kosovë do të kishim pas këtë gjendje:
1. Në pushtet do të ishte vazhdimisht Partia Socialiste e Kosovës!
2. Kosova do te kishte rreth 1.8 milion banorë, por prej tyre vetem 900 mi do të ishin shqiptarë, 800 mi do të ishin serb dhe diku rreth 100 mi pakica tjera!
3. Kosova do te Kishte statusin e Minus Republikës, emertim te cilen mbaj mend ta kete permendur Nano ne v.1997 ne TVSH – që i bie se Kosova do të ishte nje Republikë në kuadër të Jugosllavisë së mbetur, pa të drejtë të shkeputjes, me minus 1 milion shqiptar të shperngulur me dhunë nëpër botë dhe me plus disa qindra mijera kolon serb te sjellur nga krahina te ndryshme serbe!