Pandemia COVID-19, në Kosovë nuk mund të hyjnë shtetasit e Gjermanisë pa...

Pandemia COVID-19, në Kosovë nuk mund të hyjnë shtetasit e Gjermanisë pa testin PCR-negativ

27.10.2020 12:55:55

Shtetasit e Gjermanisë tani e tutje nuk do të mund të hyjnë në Kosovë pa e pasur një test PCR-negativ jo më të vjetër se 72 orë, ose duhet të qëndrojnë në vetë-izolim për shtatë ditë.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Ndërkaq, shtetet të cilat aktualisht Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19 janë: Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Polonia, Kroaci, Lihtenshtajni dhe Portugalia, të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Kosovë duhet të posedojnë testin PCR-negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Kohëve të fundit në Evropë ka rritje të rasteve me COVID-19, disa prej vendeve tani kanë filluar edhe të vendosin masa të reja kufizuese.

Rritje të rasteve ka edhe në Kosovë, për gjatë 24-orëve të fundit janë konfirmuar 205 raste të reja kurse numri i viktimave ka arritur në 666.