Marrëveshje mirëkuptimi me OJQ-në “Dea Kosovo”

03.05.2017 12:38:58
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesen e organizatës Jo-Qeveritare “DEA Kosovo”, znj. Danijela Marjanovic, për financimin e projektit, “Mbështetja e bizneseve dhe OJQ-ve”.
Projekti ka për qëllim mbështetjen e plotë për komunitetin lokal te biznesit, duke përfshirë OJQ-të në komunat Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.