Nesër mbahet interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa dhe Blerand Stavilecit

Nesër mbahet interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa dhe Blerand Stavilecit

03.05.2017 12:32:08

Nesër do të ketë seancë në të cilën pritet që të vazhdojnë interpelancat e kryeministrit Isa Mustafa dhe e ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci.

Po ashtu në seancën e nesërme do të diskutohen pikat që kanë mbetur nga seancat e kaluara.

Ndërsa të enjten e ardhshme do të mbahet një seancë e re. Kështu u vendos sot në mbledhjen e Kryeisë së Kuvendit të Kosovës.