Masa për ndalimin e veturave në qytet nuk po zbatohet për të gjithë njësoj

31.01.2018 13:55:52

Ndonëse u mor vendim për ndalimin e qarkullimit të veturave në qendër të Prishtinës, një gjë tillë nuk përfshiu të gjithë pasi disa vetura private po lëvizin lirshëm.

E siç jemi mësuar që çdo gjë shkon më të njohshëm edhe sot po praktikohet po e njëjta praktikë, pasi ata që njohin policët që po rregullojnë gjenden në trafik, por edhe individ të tjerë të caktuar po lëvizin lirshëm, e ata që nuk kanë po shfrytëzojnë rrugët tjera alternative.

Plani i Komunës së Prishtinë u tha se nuk është zgjidhje e duhur për përmirësimin e gjendjes së ajrit, të paktën kështu po dëshmohet deri më tani ku Prishtina po vazhdon të jetë e radhitur në rang listën e shteteve më të ndotura në botë.

27661641_10155791878426049_513265274_n27496604_10155791876991049_460054627_n