Për rreth ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë janë parë forca të shtuara të Policisë së Kosovës që janë duke patrulluar dhe ruajtur objektet e këtyre dy institucioneve.
Indeksonline ka dal në vend ngjarje dhe ka vërejtur se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është ende në zyrën e tij në Qeveri, ndërsa edhe një pjesë e kabinetit të tij janë parë duke dal nga oborri i ekzekutivit.
Po ashtu në hyrje të Kuvendit të Kosovës është parë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, që po bënte sigurinë e objektit.
Masa shtesë janë paralajmëruar për shkak të protestës që është paralajmëruar nesër nga Vetëvendosje ku do të votohet demarkacioni me Malin e Zi.






































