Policia ka gjetur një sasi eksplozivi në shkollën ekonomike në Shtërpcë

31.08.2016 21:17:44

Pjesëtarët e njësive rajonale të policisë së Kosovës në Ferizaj kanë kryer një kërkim në Shkollën Ekonomike-Tregtare “Jovan Cvijic”, Shtërpcë ku me këtë rast kanë gjetur një sasi të madhe eksplozivi, raporton TV Herc.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thene se gjatë kontrollit, njësia e mjeteve shpërthyese ka gjetur 43 copa tritol, 23 detonatorë mekanike, tri mina anti-tank.

Një deklaratë mbi rastin e ka dhënë edhe drejtori i shkollës i cili tha se ai nuk kishte njohuri të eksplozivëve në bodrumin e shkollës.