Masakra në Kanada, mediat: Vrasësi thërriste Allahu Ekber

30.01.2017 20:12:29

“Kishte një theks të Kebekut dhe ulërinte Allah Ekber”, një nga dy atentatirët që qëlluan për vdekje me armë zjarri gjashtë persona në një xhami në Kebek Siti, në Kanada.

Kështu ka deklaruar një dëshmitar sipas mediave kanadeze. “Le Journal de Quebec”, ka raportuar se vrsësit e dyshuar quhen Alexandre Bissonnette e Mohamed Khadir.

Dy të rinjtë, rreth moshës 20 vjeç, janë arrestuar nga policia. Njëri pranë xhamisë dhe tjetrit pranë urës ll’ile d’Orleans.

Udhëheqësi rajonal Philippe Couillard u shpreh se do t’i kërkojë Asamblesë Kombëtare që flamuri i Quebecut të ulet në gjysmështizë në nder të viktimave. “Le të bashkohemi kundër dhunës”, shkroi ai në “Tëitter”. “Jemi solidarë me myslimanët që jetojnë këtu”.

Verën e vitit 2016, përpara portës kryesore të Qendrës Kulturore Islamike të mësyrë të dielën ishte vendosur koka e prerë e një derri.