Mashtroi vajzat kubaneze, maqedonasja rrezikon burgun në Turqi

26.06.2017 14:55:16

Një shtetase e Maqedonisë ka arritur që të mashtrojë 40 kubaneze përmes agjencisë së saj të ndërmjetësimit, duke u ofruar punë si valltare në klube nate, e në fakt i ka përdorur si robëresha seksi.

Kubanezet janë mbyllur në një hotel në Ankara dhe janë përdorur për shërbime seksuale. Atyre u janë marrë pasaportat dhe menjëherë janë detyrar të punojnë si robëresha seksi.

Kanal 5 bën të ditur se njëra nga vajzat ka arritur që të ikë dhe ka njoftuar ambasadën kubaneze. Maqedonasja është në paraburgim në Ankara. Avokati i saj ka deklaruar se kubanezet nuk janë detyurar në një punë të tillë, porse vullnetarisht e kanë pranuar një punë të tillë.