Matoshi i kundër përgjigjet Ramës: S’bën me derdh qumështin, por as me mbjellë kanabis

02.02.2018 17:12:10

Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili duke komentuar tentimin e udhëheqësve kosovarë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Edi Rama, zgjodhi lopën, për ta shprehur atë që, sipas tij, kanë dashur ta bëjnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj me tentimin për ta shfuqizuar Specialen.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama në “Real Story” të Vizion Plus-it.

E Matoshi në kundërpërgjigjen e tij, ka thënë se pajtohet me atë çfarë ka thënë Rama, por e ka kritikuar këtë të fundit duke thënë se nuk është mirë as kultivimi i kanabisit.

“S’bân me e derdhë tamlin por as me mbjellë kanabis”, ka shkuar në Facebook, Halil Matoshi.